LAJMI I FUNDIT:

SI RETË

SI RETË

Poezi nga: Guido Catalano
Përktheu: Maksim Rakipaj

“të dua siç dua retë”
“çar the?” më pyeti
“si retë pra”

më hodhi një vështrim si të më thoshte: “trap”
“si retë? ti do retë?”
një buzëqeshje
dhe iku
s’qe buzëqeshje e bukur, merret vesh

pastaj,
të them të drejtën
unë
ato dreq re
se mos i kam dashur ndonjëherë