LAJMI I FUNDIT:

Si përgjigjet ChatGPT në pyetjen “çka ka, çka s’ka?”

Si përgjigjet ChatGPT në pyetjen “çka ka, çka s’ka?”

ChatGPT është një program i lansuar nga kompania e njohur për inteligjencë artificiale OpenAI që gjeneron të dhëna në raport me një bashkëbisedues.

Me t’u lansuar në muajin nëntor të vitit 2022, programi ka filluar shtrirjen e tij dhe njerëzit kanë filluar ta analizojnë ndikimin që do të ketë programi në shoqëri dhe inteligjenca artificiale në përgjithësi, transmeton Telegrafi.


Përmes këtij programi ju mund të pyetni gjithçka se çfarë dëshironi të dini dhe softueri do t’ua kthejë me të dhënat që i ka të grumbulluara.

Ndër tjerash, ju mund të zgjidhni edhe probleme matematikore.

Me të marrë hov, përdorues nga Kosova shfrytëzuan rastin t’ia shtrojnë pyetjen e famshme, “Çka ka, çka s’ka?”.

Mirëpo si u përgjigj ChatGPT në këtë pyetje?

Në pyetjen që i parashtruam ne ChatGPT-s me Çka ka, çka s’ka? njëra prej përgjigjeve që në është shfaqur ishte “Më vjen keq, nuk e kuptoj se çfarë po pyesni, a mund të riformuloni pyetjen ose të jepni më shumë kontekst”.

Derisa kur parashtruam pyetjen çka ka, çka s’ka dhe i shtuam edhe fjalën “in albanian”, ChatGPT u përgjigj kështu: “Çka ka” është një frazë e folur në gjuhën shqipe që përkthehet “çfarë ka të re” ose “çfarë po ndodh”. “Çka s’ka” është një mënyrë joformale për të pyetur “Çfarë nuk shkon?” ose “Çfarë është puna?”.

Përmes këtij linku ju mund të hyni dhe t’i shtroni pyetje programit ChatGPT, i cili për momentin është falas. /Telegrafi/