LAJMI I FUNDIT:

“Si në filma”, publikohet videoja e grabitjes së armatosur në një bankomat në Ferizaj – shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe Policisë   

“Si në filma”, publikohet videoja e grabitjes së armatosur në një bankomat në Ferizaj – shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe Policisë   

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 04:50 nga disa persona të panjohur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Sipas tij, sapo ka arritur në vendngjarje policia, të dyshuarit kanë filluar që të shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Grabitje e armatosur në një bankomat afër "Hib Petrol" në Ferizaj, grabitësit gjuajnë me armë në drejtim të policisë
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një bankomat afër "Hib Petrol" në Ferizaj, grabitësit gjuajnë me armë në drejtim të policisë

Veseli po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.

Po ashtu siç bëri të ditur Veseli në veturë dyshohet se ishin katër persona me armë të gjata. Ndryshe në rrjete sociale janë publikuar pamje të momentit të shkëmbimit të zjarrit mes zyrtarëve të policisë dhe këtyre personave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori