LAJMI I FUNDIT:

‘Si në filma aksion’ – burri në New York i veshur me të zeza, i zuri pritën një personi dhe e vret atë duke e qëlluar shumë herë në kokë

‘Si në filma aksion’ – burri në New York i veshur me të zeza, i zuri pritën një personi dhe e vret atë duke e qëlluar shumë herë në kokë

Departamenti i Policisë së New York-ut, NYPD, publikoi një video nga kamerat e sigurisë të enjten tregon një të dyshuar i cili pretendon se po punon në makinën e tij në një rrugë të Queens, para se t’i zërë pritën një burri dhe ta vrasë atë me të shtëna të shumta në kokë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, viktima, 46-vjeçari Jermaine Dixon, kaloi nëpër rrugë të hënën në mëngjes dhe hapi derën e shoferit të një SUV, kur i dyshuari filloi të vraponte drejt tij.


Disa sekonda më vonë, personi i armatosur gjuajti shumë herë ndaj Dixon, dhe ishte shumë afër tij. Dixon u shpall i vdekur në vendngjarje.

NYPD ka potencuar se herën e fundit është parë i veshur me një kapele të zezë, një maskë në fytyrë dhe veshje të zeza.

Policia gjithashtu po hetonte nëse personi i armatosur ishte maskuar si një burrë Hasidic, sipas New York Post. /Telegrafi/