LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që një djalë 21-vjeçar të kishte qasje në materiale të ndjeshme të Pentagonit?

Si ndodhi që një djalë 21-vjeçar të kishte qasje në materiale të ndjeshme të Pentagonit?

Arrestimi i Jack Teixeira-s, njëherësh Anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts, për publikimin e disa dosjeve sekrete ka ngritur pyetjen se si një djalosh 21-vjeçar të kishte qasje të supozuar në dokumente të klasifikuara që përfshinin vlerësime të hollësishme të inteligjencës të aleatëve dhe kundërshtarëve, duke përfshirë gjendjen e luftës në Ukrainë.

Ajo që u ngrit si çështje është se si ka mundur një 21-vjeçar me gradë fillestare në Gardën Kombëtare Ajrore të ketë akses në këtë lloj materiali.


John Miller, Shefi i Zbatimit të Ligjit dhe Analisti i Inteligjencës i CNN, iu përgjigj kësaj pyetjeje kur  diskutoi sfondin e hetimit që çoi në arrestimin e të dyshuarit të enjten në Massachusetts.

Çfarë tregojnë dosjet e zbuluara të Pentagonit?
Lexo po ashtu Çfarë tregojnë dosjet e zbuluara të Pentagonit?

Eksperti tha se në pozitën ku ishte 21-vjeçari, shumica ishin të rinj të cilëve iu besohet puna.

“Duhet të kuptoni se sa shumë mbështetemi tek të rinjtë me punë të ndjeshme në ushtri”, ka thënë Miller.

Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane
Lexo po ashtu Çfarë dimë për Jack Douglas Teixeira, personin që dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara amerikane

“Jack Teixeira punoi në Krahun e 102-të të Inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore. Puna e tyre është shumë e ndjeshme dhe jetike. Ata operojnë fluturimin e dronëve që kryejnë misione të inteligjencës/mbikëqyrjes/zbulimit ose “ISR” në mbështetje të Forcave Ajrore dhe luftëtarëve në terren në vende si Iraku, Afganistani, Siria dhe në mbështetje të ekipeve të operacioneve speciale që mund të dërgohen kudo në misione të klasifikuar. Kjo do të thotë se njësitë kanë nevojë për qasje në një sasi të gjerë të mbledhjes dhe analizave të inteligjencës, sepse ato mund të operojnë në teatro të shumtë kundër kërcënimeve të shumta. Misioni tjetër i tyre është mbledhja e inteligjencës kibernetike dhe kjo është edhe më e gjerë për sa i përket fushëveprimit”.

“Shumica e të regjistruarve janë të rinj dhe ata janë aty për të kryer misionin, për të mësuar e përparuar dhe pothuajse të gjithë janë të besueshëm për betimin që bëjnë. Por ne do të përballemi me njerëz sikurse Edward Snowden dhe Chelsea Manning, dhe ushtarë dhe kontraktorë që tradhtojnë atë betim dhe do t’i arrestojmë, përveç Snowden-it që iku – ata duhet të hyjnë në burg me dënim të konsiderueshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori