LAJMI I FUNDIT:

Si mund t’i shkurtoj ditët e periodave?

Si mund t’i shkurtoj ditët e periodave?

Ditët e para të periodave janë të tmerrshme. Askush s’duhet të na dalë përpara e aq më tepër të na kundërshtojë

Dhimbjet e barkut, ethet, humori i keq, aknet që mbinë krejt papritur duhet t’i durojmë për 5 deri në 7 ditë.


Çfarë është edhe më keq se kaq? Kur periodat vijnë në momentin më të papërshtatshëm. Pikërisht atëherë kur luteshim të mos shfaqeshin, ja ku janë!

Të gjitha ne, të paktën një herë kemi kërkuar nëse ka një mënyrë për të shkurtuar ditën e ciklit menstrual.

Epo, mund t’ju sigurojmë se gjithçka që keni dëgjuar deri më tani nuk ka për të funksionuar kaq mirë sa mënyra më poshtë!

Orgazma! Ndonëse shumë gra dhe vajza përdorin kontraceptivë, mënyra më natyrale është seksi!

Studimet kanë treguar se orgazma ndihmon në shkurtimin e ditëve të ciklit. Kontraktimet e mitrës bëjnë që rrjedhjet të jenë më të shumta.

Kjo do të thotë më pak ditë!

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar që garanton në funksionimin 100% të saj, provojeni. Përveç kënaqësisë, çfarë humbisni? /Telegrafi/