Si mund të dëmtojnë ngjyrën në makinën tuaj jashtëqitjet e shpendëve?
Këto janë mënyrat më të sigurta për të hequr njollat!
Nëse e parkoni makinën tuaj nën një pemë, ka shumë të ngjarë që do të duhej ta lanit sa më parë që të jetë e mundur!
Përveçse janë estetikisht të shëmtuara, jashtëqitjet e shpendëve mund t’ju shkatërrojnë ngjyrën!
Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të reagoni shpejt dhe të hiqni jashtëqitjet nga makina juaj në mënyrë të sigurt, transmeton Telegrafi.
Jashtëqitja e shpendëve përmban acid urik, i cili është gërryes dhe, për fat të keq, armiku më i madh i llakut të makinës suaj.
Ky aciditet mund të lërë shenja të shëmtuara në sipërfaqen e ngjyrës, kështu që, nëse nuk doni të vuani nga jashtëqitjet e shpendëve, është mirë të lani zonën e prekur sa më parë të jetë e mundur.
Kur moti është i ngrohtë, boja dhe llaku i makinës suaj përhapen, ndërsa jashtëqitjet e shpendëve ngurtësohen dhe grumbullohen, pas ftohjes së makinës suaj mund të shfaqen gjurmë të dukshme për shkak të ndryshimit të temperaturës.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të reagoni sa më shpejt të jetë e mundur ose të kontrolloni makinën tuaj nëse nuk është në përdorim të vazhdueshëm.
Si të hiqni me siguri jashtëqitjet e shpendëve nga makina juaj?
Uji – Nëse njolla tashmë është shkërmoqur, është mirë të përdorni ujë për ta hequr. Asnjëherë mos e fërkoni ose gërvishtni, pasi kjo mund të shkaktojë edhe më shumë dëme. Feçet ndonjëherë kanë gjurmë farash dhe kokrrash që mund të gërvishtin më tej makinën tuaj. Mënyra më e mirë është të lagni një leckë me ujë dhe ta lini të qëndrojë mbi njollë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë, mos e fërkoni.
Uji i gazuar – Nëse në xhamin e makinës keni jashtëqitje, është mirë që ta hiqni me ujë të gazuar. Mos përdorni pije të gazuara me sheqer, të tilla si kola, pasi ato mund të shkaktojnë më shumë dëme në automjetin tuaj. Hidheni ujin dhe lëreni të qëndrojë për 60 sekonda.
Soda e bukës – Kur bëhet fjalë për produktet shtëpiake për heqjen e jashtëqitjeve të shpendëve nga makinat, soda e bukës është kryesorja. Në një shishe me spërkatës, përzieni dy deri në tre lugë sodë buke me një pikë sapuni dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Spërkateni përzierjen në çdo njollë nga jashtëqitjet e shpendëve dhe lëreni të ngopet zona për disa minuta. Shpëlajeni nën presion uji – fërkimi i sodës së bukës me sfungjer ose leckë mund të lërë gërvishtje mikroskopike në automjetin tuaj.
VD-40 – ky produkt mund të përdoret për të larë jashtëqitjet e thata të shpendëve nga makina juaj. Punon mirë dhe është praktikisht i padëmshëm, kështu që nuk ka frikë të dëmtoni makinën tuaj. Thjesht spërkatni zonën VD-40, lëreni të ekspozojë jashtëqitjet e shpendëve për 60 sekonda, më pas shpëlajeni ose fshijeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur
Ka mbështjellë jorganin si palapetë, kur ta shihni përse e ka bërë këtë – edhe ju kështu do veproni menjëherë! (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp