LAJMI I FUNDIT:

Si mund ta përmirësoni kualitetin e spermës?

Si mund ta përmirësoni kualitetin e spermës?

Kualiteti i spermës vazhdimisht dobësohet dhe shkencëtarët bëjnë me dije se shkaktarë për këtë janë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe shprehitë tjera të dëmshme.

Sidoqoftë, disa hulumtime tjera nga shkencëtarit e Universitetit të Mançesterit dhe Sheffieldit kanë zbuluar se konsumimi i kanabisit mund të ketë efekte të rënda në pjellorinë e meshkujve. Veç kësaj, sipas tyre, konsumimi i alkoolit dhe veshja e të brendshmeve të ngushta nuk janë konsideruar si shkaktarë të problemeve të ndryshme, pavarësisht raporteve të mëhershme ku thuhej se këta janë shkaktarët kryesorë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, nëse dëshironi ta përmirësoni kualitetin e spermës, atëherë duhet t’i konsumoni ushqimet e duhura.

Konsumoni ushqime që mbajnë ngjyrën e kuqe

Një raport i publikuar nga Cleveland Clinic ka zbuluar se konsumimi i licopenit e përmirëson kualitetin, mobilitetin dhe volumin e spermës deri në 70 për qind. Licopeni kryesisht gjendet në frutat e kuq dhe ushqimet si dredhëza, domatet etj.

Bëni masazh me vajra bimorë

Bashkë me ushtrime të rregullta, masazhi e përmirëson qarkullimin e gjakut. Qarkullim më i mirë i gjakut do të thotë spermë më e shëndetshme…

Qëndroni larg laptopit

Një studim i vitit 2011 i publikuar në Fertility and Sterility sugjeron se mund të ekzistojë një lidhje mes përdorimit të laptopit dhe dobësimit të kualitetit të spermës. Sperma e vendosur nën laptop ishte bërë më e dobët dhe kishte shfaqur shenja të dëmtimit në ADN.

Zvogëloni stresin

Hormonet e stresit i bllokojnë qelizat leydig, që e rregullojnë prodhimin e testosteroneve. Kur trupi përjeton shumë stres, këto qeliza mund ta bllokojnë edhe prodhimin e spermës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori