Si mund ta kuptoni që jeni intolerant ndaj laktozës pa një test?
Fryrja e barkut nuk është simptoma e vetme, shenjat në hundë dhe fyt do t’ju ngatërrojnë
Simptomat e intolerancës ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit do t’ju habisin.
Të gjithëve u shkon mendja menjëherë për fryrjen dhe diarrenë, por edhe shenja të tjera tregojnë se ky lloj ushqimi po shkakton “kaos” në trupin tuaj.
As ekspertët nuk bien dakord se sa i dobishëm është qumështi dhe nëse duhet konsumuar çdo ditë.
Disa njerëz, nga ana tjetër, kanë një reagim ndaj këtij ushqimi – fryrje, diarre, që ndonjëherë mund të tregojnë një intolerancë ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit, transmeton Telegrafi.
Qumështi përmban shumë substanca të dobishme, duke përfshirë vitamina dhe minerale, por pavarësisht kësaj, mund të shkaktojë edhe probleme, theksojnë nutricionistët.
Sipas tyre, shkaku kryesor i intolerancës ndaj kësaj pijeje është sheqeri i qumështit – laktoza, dhe simptomat e këtij fenomeni janë mjaft të ndryshme – nga rëndimi në stomak dhe fryrja e barkut, deri te angjina purulente kronike dhe kariesi.
Siç shpjegojnë specialistët, laktoza “normalisht” shpërbëhet në zorrën e hollë, për këtë arsye produktet e qumështit treten siç duhet. Intoleranca ndaj qumështit shkaktohet nga mungesa ose mungesa e plotë e laktazës, enzimës që ndihmon në tretjen e saj.
Simptomat: rëndim në stomak, fryrje, ngërçe, diarre ose kapsllëk, ekzemë ose akne, kongjestion i hundës, gjuha e bardhë, goja e thatë, inflamacioni kronik i bajameve dhe zhvillimi i kariesit tregojnë intolerancë ndaj laktozës.
Për të kontrolluar nëse keni intolerancë ndaj sheqerit të qumështit, nuk keni nevojë të bëni analiza. Mjafton që produktet e qumështit të përjashtohen përkohësisht nga dieta. Nëse simptomat zhduken, atëherë ka shumë të ngjarë të keni intolerancë.
Rikthimi gradual në një menu që përmban këtë lloj ushqimi është i mundur pasi të jetë rivendosur funksionimi normal i traktit gastrointestinal dhe të mos ketë më ankesa. Ushqimet e para që duhet të merren në atë rast janë kosi natyral, gjalpi i shkrirë, djathërat e fortë dhe gjysmë të fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak