LAJMI I FUNDIT:

Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Ndërsa veturat moderne përfshijnë të gjitha llojet e radarëve dhe sensorëve, logo e re e Volkswagen vjen me një funksion krejtësisht të ndryshëm.

Bëhet e ditur se logo ka të integruar altoparlantë të cilët lëshojnë tinguj që i mbajnë larg kangurët.


Si një parandalues i incidenteve, RooBadge po zhvillohet për të gjitha automjetet jo vetëm për VW.

Por, përveç logos, VW po punon edhe për një mbajtës të veçantë targash RooBadge, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, këta dy artikuj nuk janë aktualisht të disponueshëm sepse ende janë në faza testuese.

Fillimisht, logo do të shërbejë si parandalues i kangurit gri lindor, por tingujt e tjerë të integruar do të mbajnë larg edhe kangurin perëndimor dhe atë të kuq. Teknologjia është testuar me automjete të palëvizshme, dhe ka rezultuar mjaft efektive.

E zhvilluar në tre vjet, RooBadge do të funksionojë me një aplikacion brenda automjetit që do të përdorë të GPS dhe të dhëna tjera.

Ndryshe, VW ka njoftuar se është në bisedime me partnerë nga Evropa dhe SHBA-ja për ta bërë logon parandaluese edhe për kafshë të tjera. /Telegrafi/