LAJMI I FUNDIT:

Si ishte dënuar Mirsad Shkreta për fshehje të pasurisë

Si ishte dënuar Mirsad Shkreta për fshehje të pasurisë
Mirsad Shkreta, deputet i LVV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka denoncuar në Policinë e Kosovës së ju kanë vjedhur në banesën e tij 50 mijë euro cash.

Këto para, që pretendohet se janë vjedhur, nuk figurojnë në deklarimin e deputetit Shkreta në Agjencinë Kundër Korrupsionit si para cash.

Në vitin 2013, Shkreta ishte dënuar për mosdeklarim të pasurisë pranë Agjencisë Antikorrupsion, kur kishte pasë pozitën e asamblistit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, në vitin 2013 e kishte dënuar me 300 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë deputetin Shkretan.

Sipas një aktvendimi të lëshuar nga kjo Gjykatë, Shkreta, asokohe në pozitën e këshilltarit komunal në asamblenë komunale të Hanit të Elezit, nuk kishte bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas këtij aktvendimi, gjatë marrjes në pyetje nga ana e Gjykatës, Shkreta kishte thënë se nuk ka qenë i njoftuar në kohë për këtë obligim, pra për të deklaruar pasurinë, nga ana e zyrtarëve kompetent komunal.

Ai po ashtu kishte thënë se nuk ka pasur për qëllim që t’i ikë deklarimit të pasurisë.

Për këtë deklaratë, gjyqtarja e rastit kishte ftuar si dëshmitar Mendu Vlashin, asokohe kryesuesin e Kuvendit Komunal, i cili kishte deklaruar se Shkreta ka qenë i njoftuar në kohë se duhej të bëjë deklarimin e pasurisë.

Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro, tregon si e raportoi rastin në polici
Lexo po ashtu Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro, tregon si e raportoi rastin në polici

Madje, për të vërtetuar gjendjen faktike, gjyqtarja kishte ftuar si dëshmitar edhe Avdi Bushi, asokohe sekretar i Kuvendit Komunal, i cili kishe prezantuar para gjykatës kopjen e e-mailit ku ishte konstatuar se Shkreta më 15 mars 2012 ishte njoftuar për obligimin e tij për deklarim të pasurisë në AKK.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik është i publikuar në Agjencinë AntiKorruspion dhe nuk dihet nëse Shkreta ka apeluar këtë aktvendim dhe nëse rasti ka marrë kahje tjetër në shkallët e tjera të gjykatës.

Kallxo.com raportoi për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove në banesën e deputetit Mirsad Shkreta.

Në raportin e Policisë së Kosovës që e ka siguruar Kallxo.com, deputeti Shkreta ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, të premten e 24 qershor ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë që e ka siguruar portali.

Në anën tjetër, Shkreta më 29 mars të këtij viti ka dorëzuar raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Mirëpo, në tabelën ku tregohet se sa para të mbajtura në institucione financiare ka deputeti Shkreta, nuk figurohen parat që pretendohet se janë vjedhur.

Sipas raportit të Antikorrupsionit, në dy llogari bankare, deputeti Shkreta ka deklaruar se posedon në total 101 mijë e 689 në emër të tij.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që në total janë 21 mijë e 98 euro.

Shkreta, sipas raportit të Antikorrupsionit pasuri të paluajtshme ka gjithsej 435 mijë e 400 euro.

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi banimi në vlerë 200 mijë euro, të cilën e ka në pronësi të përbashkët dhe trashëgimi.

Po ashtu, Shkreta ka thënë se trashëgimi dhe në pronësi të përbashkët i ka edhe dy lokale afariste, njëra në vlerë 27 mijë euro dhe tjetra 20 mijë e 400 euro.

Një lokal tjetër afarist në vlerë 80 mijë euro, nën pronësi të përbashkët Shkreta ka thënë se e ka siguruar përmes kredisë dhe të hyrave vetanake.

Ndërsa, lokalin e katërt afarist, në vlerë 38 mijë euro Shkreta ka thënë se e ka nën pronësi të përbashkët edhe e ka siguruar përmes trashëgimisë, kredisë dhe të hyrave vetanake.

Përmes trashëgimisë, kredisë dhe të hyrave vetanake në raportin e AKK-së është thënë se deputeti i LVV-së e ka edhe një banesë në vlerë 70 mijë euro vetëm në pronësi të tijën.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Shkreta ka deklaruar se i ka 28 mijë euro.

Ai ka thënë se ka dy vetura, njëra në emër të tij në vlerë 25 mijë euro, me prejardhje të pasurisë kredi dhe tjetra veturë me vlerë tre mijë euro me prejardhje të pasurisë nga të hyrat vetanake dhe nën pronësinë e bashkëshortes së tij.

Sa i përket posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale, Shkreta ka deklaruar se ka pasuri në vlerë 5 mijë euro.

Ai në shoqërinë komerciale “Integrident” ka 50 për qind të aksioneve, që i bie kapitali në euro 2 mijë e 500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka 50 për qindëshin tjetër të aksioneve, pra 2 mijë e 500 eurot tjera.

Deputeti Shkreta ka deklaruar dy kredi.

Njërën nga kreditë prej 85 mijë euro që e ka marr për tri vite e ka deklaruar për nevoja të biznesit. Ndërsa, 20 mijë euro tjera kredi të marra më 2021 i ka deklaruar se i ka marr për blerje të veturës.

Kjo kredi, sipas deklarimit të tij do të përfundoj në vitin 2027.

Ai ka deklaruar pagën e deputetit me vlerë prej 19 mijë e 926 euro, ndërsa nga biznesi i tij individual “Dens-M” nuk ka deklaruar asnjë të hyrë.

Ndërsa, për biznesin e tij tjetër “Integrident” ai ka deklaruar 3 mijë e 600 euro të hyra.

Po ashtu, deputeti Shkreta ka deklaruar edhe pagë vjetore prej 6 mijë e 100 euro nga një universitet privat në Prishtinë.

Shkreta ka deklaruar edhe dy të hyra të tjera të bashkëshortes së tij, 6 mijë e 100 euro pagë nga një institucion privat shëndetësor dhe 902 euro pagë të bashkëshortes nga Universiteti i Prishtinës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori