LAJMI I FUNDIT:

Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro, tregon si e raportoi rastin në polici

Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro, tregon si e raportoi rastin në polici

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka hetuar se iu është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.

Burime të Kallxo.com brenda hetuesisë kanë thënë se gjatë intervistimit deputeti Shkreta ka deklaruar se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.

Sipas burimit, Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.

Portali ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Rrahim Podvorica, në pyetjen nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”.

Në raportin policor që e ka siguruar Kallxo.com, deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe më zëdhënësen e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e rëndë’, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me deputetin Shkreta, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata.

Në anën tjetër, Shkreta më 29 mars të këtij viti ka dorëzuar raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Mirëpo, në tabelën ku tregohet se sa para të mbajtura në institucione financiare ka deputeti Shkreta, nuk figurohen parat që pretendohet se janë vjedhur.

Sipas raportit të Antikorrupsionit, në dy llogari bankare, deputeti Shkreta ka deklaruar se posedon në total 101 mijë e 689 në emër të tij.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që në total janë 21 mijë e 98 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori