LAJMI I FUNDIT:

Si është në të vërtetë jeta e një modeleje, rrëfyer nga vetë Bella Hadid

Si është në të vërtetë jeta e një modeleje, rrëfyer nga vetë Bella Hadid

Nuk kam kurrë pushim, pushimet s’janë më pjesë e jetës sime. Kam kuptuar se gjithçka në jetën time ecën shpejt dhe gjërat e ngadalta më stresojnë…

Situata pas kuintave të sfilatave ngjan kaotike, dhe është, por mua më jep mundësi të relaksohem. Gjej një cep, dëgjoj muzikë dhe pi çaj. Kam mundësinë të kaloj kohë me miq të mitë që punojnë në të njëjtën industri si unë.

Në fillim, kur sa kisha filluar të merresha me modelim, të gjithë po njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa tani jemi një familje e madhe.

Java e Modës është qejf sepse s’e takojmë njëri-tjetrin gjatë vitit dhe rrimë tërë kohës bashkë për një muaj. Është emocionuese.

Gjithashtu, varet për ç’periudhë të Javës së Modës po flasim. Në fillim është argëtuese, por nga fundi lodhemi duke shkuar nga njëra shfaqje te tjetra.

Nuk kam kurrë pushim, pushimet s’janë më pjesë e jetës sime. Kam kuptuar se gjithçka në jetën time ecën shpejt dhe gjërat e ngadalta më stresojnë.

Nëse kam kohë të lirë, pyes veten pse s’po punoj. Pastaj qetësohem se kuptoj që bëhet fjalë vetëm për një ditë e gjysmë të lirë.

Herë pas here fle në karrigen e grimit. Një herë u zgjova me yje, vija dhe penel në fytyrë.

Peter, artisti i grimit për Dior, më ka mësuar si të dukem bukur pa vënë shumë produkte në fytyrë. Kur iu futa kësaj pune, s’kisha blerë ndonjëherë laps vetullash.

Kam mësuar të konturoj për të nxjerrë në pah tiparet dominante të fytyrës. Rutina ime është goxha e thjeshtë: pak kontur, pak blush. Të vë rimel më duket e lodhshme. Kur dal darkave, thjesht shtoj hijezues të artë.

Nuk dal më nëse s’është punë pune. Zakonisht bëhem gati në shtëpi para një ngjarjeje dhe ftoj gjithë shoqet të më shoqërojnë, dëgjojmë muzikë dhe bisedojmë.

Shtëpia ime është gjithmonë vendi i takimit. Ato më kontrollojnë gardërobën, ndërsa grimuesja ime u bën grimin që të gjitha të ndihen të bukura.

Pastaj shkojmë ku duhet të shkojmë.

Bella Hadid për Marie Claire