LAJMI I FUNDIT:

Si e vlerësojnë barazimin trajneri gjerman i Prishtinës dhe i Hajvalisë

Si e vlerësojnë barazimin trajneri gjerman i Prishtinës dhe i Hajvalisë

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann në prononcimin pas barazimit pa gola në Kizhnicë kundër Hajvalisë, ka thënë se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet që i kishte.

Hajvalia e vendit të parafundit ndal Prishtinën (Foto)
Lexo po ashtu Hajvalia e vendit të parafundit ndal Prishtinën (Foto)

Prishtina llogaritej favorit absolut në këtë përballje, mirëpo hasi në rezistencë nga djelmoshat e Emin Bajramit të cilët më në fund duket se po luajnë me më shumë vetëbesim, pas një starti katastrofal të sezonit.


“E urojmë Hajvalinë për luftën që ka bërë në fazën defanzive,” tha Lindemann.

“Ne nuk arritëm t’i konkretizonim rastet që i kishim dhe ta fitonim ndeshjen.

“Kemi pasur disa shanse të cilat sulmuesit nuk i shfrytëzuan. Më vonë pastaj u vështirësuan gjërat dhe kishim më pak raste për shënim.”

I pyetur rreth mungesave të lojtarëve të lënduar të Prishtinës, se sa i munguan sot, gjermani u shpreh: “Nuk i marr parasysh lëndimet, mirëpo ata lojtarë që futen në fushë duhet të tregojnë veten,” përfundoi Lindemann.

Emin Bajrami vlerëson lartë paraqitjen e lojtarëve

emin-bajrami
Emin Bajrami

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pas barazimit pa gola kundër Prishtinës në Kizhnicë, në përballjen e cila u zhvillua në kuadër të javës së 14-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Hajvalia duket se ka fituar më shumë kompaktësi në skuadër pas ardhjes së Bajramit, dhe kjo u dëshmua edhe në takimin e vështirë kundër Prishtinës, ku futbollistët e skuadrës nga paralagjia e Prishtinës po luftonin për çdo top në fushë.

Secili repart dukej më i organizuar te Hajvalia, me Bajramin që pranon se skuadra e tij ishte e fokusuar më shumë në repartin defanziv.

“Së pari, përgëzoj lojtarët tanë, jemi koncentruar më shumë në repartin defanziv sepse e njohim kualitetin e Prishtinës,” tha Bajrami.

“Jemi munduar që me anë të kundërsulmeve të rrezikojmë kundërshtarin, mirëpo në momentin e fundit sulmuesit nuk ishin konkret në realizim.

“Na duhet përpunimi në skuadër, pasi jemi ekipe që kemi ngecur prapa.

“Detyra ime ka qenë të fokusohem më shumë në motivimin e lojtarëve dhe rikthimin e vetëbesimit, sepse në xhirot e kaluara, skuadra nuk ka pasur motiv. Besoj se trajner mund të quhet ai që di t’a motivojë skuadrën.

“Djelmoshat i kanë kryer detyrat me përpikmëri. Kemi luajtur në çdo aspekt mirë.

“Ne do të mundohemi të mobilizohemi edhe më shumë dhe të tregojmë se nuk e meritojmë pozitën në të cilën gjendemi,” ka përfunduar trajneri i Hajvalisë. /Sportali.net/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori