LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia e vendit të parafundit ndal Prishtinën (Foto)

Hajvalia e vendit të parafundit ndal Prishtinën (Foto)

Prishtina ka barazuar në xhiron e 14-të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit nuk ka arritur të triumfojë kundër Hajvalisë duke barazuar pa gola 0-0.


Pjesa e parë kaloi në dominim të prishtinasve, por nuk ia arritën të shënojnë gol.

Genc Hamiti në minutën e e 38-të takimit kishte rastin më të mirë për skuadrën bardhekaltër, duke goditur shtyllën nga afërsia, ndërsa Makenda nuk arriti ta dërgojë drejt rrjetës pasi ngatërrohet me topin, raporton Telegrafi.

Edhe në pjesën e dytë kampionët e disafishtë të Kosovës e kërkuar rrugën e golit, por nuk ia arritën të tundin rrjetën e Halimit.

Në minutën e 65-të, Kçiku i Hajvalisë gjuan bukur teksa topi shkon fare pranë portës së portierit Alban Muçiqi.

Një rast të bukur për shënim e pati, Debatik Curri, i cili nuk arriti që në minutën e 84-të të mposht portierin e Havalisë.

Në vazhdim të takimit më nuk pati raste dhe kështu, ndeshja filloi me rezultatin e barabartë 0-0.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e dytë me 31 pikë, përkatësisht ka një më pak se lideri Trepça ’89, e cila nesër do të takohet me kampionin aktual, Feronikelin.

Ndërsa për Hajvalinë kjo ishte pika e shtatë dhe gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare. /Telegrafi/

Ndeshjet tjera:

prrrr