LAJMI I FUNDIT:

Si e rritë diabeti rrezikun e kancerit

Si e rritë diabeti rrezikun e kancerit

Me vite të tëra shkencëtarët janë përpjekur ta zgjidhin misterin mjekësor: pse njerëzit me tip 1 ose 2 të diabetit janë më të rrezikuar t’i zhvillojnë disa forma të kancerit?

Sot, hulumtuesit e kanë një shpjegim të mundshëm për këtë, transmeton Telegrafi.


Ata kanë zbuluar se ADN-ja dëmtohet më shumë dhe rregullohet më rrallë kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta – gjë e cila e rritë rrezikun e kancerit.

“Për një kohë të gjatë është ditur se personat me diabet janë deri në trefish më të rrezikuar nga disa lloje të caktuara të kancerit – duke përfshirë kancerin në vezore, kancerin e gjirit, në veshka, etj. Me rritjen e rasteve të diabetit, pritet që edhe shkalla e kancerit të rritet”, ka treguar John Termini, hulumtues.

Shkencëtarët supozojnë se rritja e rrezikut të kancerit te personat me diabet vjen nga çrregullimi hormonal.

Te personat me tip 2 të diabetit, insulina e tyre nuk e bart në mënyrë efikase glukozën në qeliza. Kështu, pankreasi prodhon më shumë e më shumë insulinë dhe kjo quhet hiperinsulinemi.

Përveç kontrollimit të niveleve të glukozës në gjak, hormoni i insulinës mund ta stimulojë edhe rritjen e qelizave dhe mund të shpijë në kancer.

Gjithashtu, shumica e njerëzve me tip 2 të diabetit janë mbi peshë dhe indet e tepërta yndyrore iu prodhojnë nivele më të larta të adipokineve. Këto hormone promovojnë inflamacion kronik, gjë e cila ndërlidhet me kancerin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori