LAJMI I FUNDIT:

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Në vitin 1969, Le Byung-chul, një nga themeluesit e Samsung, besonte me vendosmëri se kompania do të zinte një vend të veçantë në historinë e teknologjisë. Zgjedhja për emrin e kompanisë e reflektoi këtë ambicie. E ndërtuar nga fjalët koreane sam (tre) dhe sung (yll) që përfaqëson përjetësinë, simboli i tre yjeve (三星) thuhet se përfaqëson nga ana kulturore diçka “të madhe, të shumtë dhe të fuqishme”.

Në të vërtetë, gjatë 50 viteve të ekzistencës së tij, Samsung ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në botën dixhitale, duke ndryshuar vazhdimisht konceptin e komoditetit, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të pajisjeve të tij.


Disa nga produktet unike dhe inovative të kësaj kompanie ishin në shumë mënyra të parat e llojit të tyre në botë. Le të kujtojmë se kur Galaxy Note erdhi në treg, ai u konsiderua shumë i madh për kohën, dhe më vonë u bë një nga telefonat inteligjentë më të kërkuar në botë. Kjo është vetëm një dëshmi e faktit se Samsung gjithmonë ka diktuar tendenca të reja dhe ka krijuar të ardhmen e teknologjisë celulare.

Processed with VSCO with preset

Përveç kësaj, Seria Galaxy S, e cila u rendit në kryet e klasifikimeve 10 vite më parë, konsiderohet sot si një sinonim i pajisjes më të mirë inteligjente në botë. Gjithashtu, këtë vit Samsung krijoi kamerën e parë rrotulluese të trefishtë 48 megapiksel në botë në serinë të tyre të fundit Galaxy A, e cila nuk mund të krahasohet me asnjë kamerë smartphone deri më tani.

Por Samsung jo vetëm që ka ndryshuar të ardhmen e industrisë celulare, por edhe evolucionin e televizorit. Falë risive teknologjike, siç janë ekrani QLED, rezolucioni 8K dhe teknologjia e bazuar në inteligjencën artificiale, Samsung i ka dhënë një dimension krejt të ri shikimit klasik të televizionit. Me një pamje të pasur në detaje dhe mprehtësi të përsosur, Samsung i dha mundësinë përdoruesve të shijojnë përvojën kinematografike të ndjekjes së shfaqjeve dhe filmave të tyre të preferuar nga komoditeti i shtëpisë së tyre.

Tani na mbetet të shohim se çfarë tjetër mund të presim nga ky gjigant i IT. Por një gjë është e sigurt – përveç inovacionit dhe teknologjisë së përparuar, Samsung vazhdon të kujdeset për klientët dhe nevojat e tyre në të gjithë botën, ashtu siç ka bërë që në fillim. Kjo është arsyeja pse Samsung vendosi ta festojë këtë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e tij inovative për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.

Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën e përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje fantastike dhe ofertat më të mira.

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Kalo në kategori