LAJMI I FUNDIT:

Si duket kur një burrë prej dy metrash drejton një Lamborghini

Si duket kur një burrë prej dy metrash drejton një Lamborghini

Influencuesi tregoi se si duket kur një person mbi dy metra i gjatë qëndron pas timonit të një vetura super sportive.

Veturat super sportive garantojnë kënaqësi pas timonit, por me ergonominë e tyre “dënojnë” shoferin për çdo kilogram të tepërt.


Dhe siç na tregon kjo video, dhe për çdo centimetër shtesë të lartësisë. Georges Maroun Kikano, i njohur më mirë si GMK në rrjetet sociale, e tregoi këtë me shembullin e tij.

Influencuesi i pasur francez me origjinë libaneze nuk e fsheh pasionin e tij për makinat luksoze dhe ai përpiqet të provojë gjithçka në menu. Kjo ndonjëherë mund të jetë sfiduese, veçanërisht nëse jeni 204 i gjatë dhe peshoni 115 kilogramë.

GMK tregoi se si duket Lamborghini Aventador me një motor V12 770 kuaj/fuqi. Ai nuk përdor derën, por fjalë për fjalë hidhet në veturë.

Në çdo rast, video mund të jetë qesharake për disa, por është padyshim një mënyrë shumë e rrezikshme për të vozitur. GMK ndoshta nuk është në dijeni për këtë, sepse kjo nuk është hera e parë që drejtohet kështu në një roadster. /Telegrafi/