LAJMI I FUNDIT:

Si dekorim për Halloween, një çift kanë arritur ta krijojnë një figurë “fluturuese” në kopshtin e tyre të përparmë

Si dekorim për Halloween, një çift kanë arritur ta krijojnë një figurë “fluturuese” në kopshtin e tyre të përparmë

Tetori ka arritur, dhe me të vije edhe “sezoni drithërues”, teksa njerëzit veçse kanë filluar të mblidhen bashkë për ta festuar Halloween-in.

Një çift amerikan e ka çuar në nivel tjetër dekorimin e tyre për Halloween me një shfaqje mahnitëse të inspiruar nga Stranger Things, dekorim që e kanë vendosur në oborrin e tyre të përparmë – duke i lënë “gojëhapur” fansat e serisë falë rekuizitave që duken autentike.


Dave dhe Aubrey Appel, një çift nga Çikago, që janë specialistë në dizajnin e rekuizitave horror, kanë kaluar mbi 1,500 orë në dekorimin e shtëpisë së tyre për Halloween këtë vit, dhe duket se e gjitha kjo ja ka vlejtur, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Ky dekorim jo që është lavdëruar nga komshinjtë e tyre, por është bërë edhe viral në internet pasi që njerëzit nuk mund ta besojnë se si çifti ka arritur ta krijojë një figurë “fluturuese” të personazhit me emrin Max si pjesë e shfaqjes.

Fansat e shfaqjes do të jenë të familjarizuar me skenën që po imitojnë rekuizitat e Halloween-it të çiftit Appel, pasi personazhi i Stranger Things, Max, pluskon mbi tokë kur përbindëshi Vecna përpiqet të joshë viktimat e tij drejt vdekjes.

Pamjet nga shfaqja e çiftit shfaqin rekuizita që duken njëjtë me Max-in që pluskon lartë mbi tokë, pa ndonjë litar që mund të shihej, duke i bërë njerëzit të mendojnë se si e krijuan këtë “magji” çifti Appel. /Telegrafi/

@horrorprops Tell me you like Stranger Things without telling me you like Stranger Things… I’ll go first #halloweendiydecor #spookytok #strangerthings #vecnacurse #halloweenprops #horrorprops #halloweendiy #diyproject #upsidedown #halloween2022 #fyp ♬ Running Up That Hill (A Deal With God) – Kate Bush

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori