LAJMI I FUNDIT:

Shurupi nga birra është super-ilaçi i ri: Kushdo që e provon, do të jetë i kënaqur me rezultatin!

Shurupi nga birra është super-ilaçi i ri: Kushdo që e provon, do të jetë i kënaqur me rezultatin!

Këtë shurup mund ta pinë edhe fëmijët, por atyre jepni një lugë të vogël në ditë.

Kjo periudhë e vitit, pos që është me mot të ftohtë, njihet edhe për atë që pothuajse të gjithë njerëzit pranë nesh janë të ftohur.


Njëra ndër simptomat e pashmangshme të ftohjes dhe gripit gjithsesi është kolla, që mund të jetë shumë e fortë, e dhembshme dhe zgjat me javë të tëra pasi që teshtima dhe rrjedhja e hundëve të pushojnë, posaçërisht te duhanpirësit.

Megjithatë, ekziston zgjidhja e cila do t’jua lehtësojë jetën, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët e kanë provuar këtë recetë, thonë që shëron kollën vetëm brenda një dite! Fjala është për shurupin nga birra, por receta e pabesueshme nënkupton vetëm dy përbërës.

E gjitha që duhet të bëni është që të shkrini 150 g sheqer në temperaturë të ulët derisa të karamelizohet. Pastaj hiqeni sheqerin nga zjarri dhe qitni 500 ml birrë.

Ktheni në pllakë të nxehtë shporeti dhe përzieni derisa të përftoni masë të dendur.

Lëreni që ngadalë të vlojë 15 deri 20 minuta, në mënyrë që të përfitoni shurupin tuaj nga birra ngjashëm me teksturën e cila i ngjan mjaltit.

Kur të jetë gati, qiteni në një kavanoz qelqi dhe kur të ftohet tërësisht, merrni nga një lugë në ditë.

Këtë shurup bën ta përdorin edhe fëmijët, por atyre jepni vetëm një lugë të vogël.

Këshillë: nëse keni kollë të thatë, në shurup shtoni një lugë fletë nane. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori