LAJMI I FUNDIT:

Shumica thonë që horoskopi indian është më i sakti: Mësoni cila shenjë çfarë kuptimi ka

Shumica thonë që horoskopi indian është më i sakti: Mësoni cila shenjë çfarë kuptimi ka

Me gjithë astrologjinë perëndimore në të cilën çdo gjë orientohet në 12 shenja të qarkut tropikal kafshëror, ekziston astrologjia indiane e cila mbështetet në yje.

Pra, shenjat indiane kanë të bëjnë me yjet dhe ndryshojnë në harmoni me to. Kjo do të thotë që ndryshojnë dhe sërish llogarisin në çdo 10 vjet – prandaj shumica e astrologëve theksojnë që horoskopi indian është një ndër më të saktët, transmeton Telegrafi.

Cilës shenjë i takon ti sipas astrologjisë indiane?

Mesha (14.4.-14.5.)

Personat e lindur në shenjën e meshës janë ambiciozë, kanë vetëbesim dhe janë të vendosur. Për ta nuk ka pengesa të cilat nuk mund t’i mposhtin. Me atë rast u ndihmon shpirti i tyre kreativ dhe talenti për organizim. Mirëpo, nëse diçka u del përpara, shpejt do të tërbohen, do të bëhen të padurueshëm dhe të inatosur – për ç’shkak mund t’u duken të tjerëve arrogantë.

Vrishaba (15.5.-14.6.)

Personat e lindur në këtë shenjë janë të sinqertë, të butë dhe besnikë. Janë shumë të vendosur dhe të sigurt, mendojnë mirë për gjithçka dhe përtojnë t’i futen rrezikut. Në miqësi apo lidhje janë besnikë – kush ka vrishabën pranë vetes, mund të jetë i lumtur.

Mithuna (15.6.-14.7.)

Shqetësimi i brendshëm i detyron personat e lindur në këtë shenjë vazhdimisht të përjetojnë diçka të re. Karakteri i tyre shoqëror, komunikues dhe aventuresk duket shumë interesant të tjerëve. Mithunat shpesh janë oratorë të shkathët dhe veprojnë në sfera kreative. Mirëpo, shqetësimi i tyre ua vështirëson përqendrimin në diçka të rëndësishme, si edhe në marrjen e vendimeve. Sa më shumë që të plaken, bëhen më të shqetësuar dhe më të drejtpërdrejtë.

Karka (17.7.16.8.)

Personat e lindur në këtë shenjë bëjnë pjesë ndër më të ndjeshmit, sipas horoskopit indian. Janë të kujdesshëm, plot dashuri dhe të gatshëm t’u ndihmojnë të tjerëve. Për shkak të emocioneve të fuqishme të tyre shpesh duken të pasigurt, ndërkaq në shoqëri të panjohur mund të duken të rezervuar dhe introvertë.

Smiha (17.8.-16.9.)

Mirënjohja dhe lëvdatat për këtë shenjë kanë rëndësi të madhe. Kënaqen kur jenë në qendër të vëmendjes dhe në rend të parë i duan komplimentet. Mirëpo, kur i njihni më mirë, do të zbuloni që janë njerëz të cilët dëshirojnë të ndihmojnë dhe kanë zemër dhe shpirt të madh.

Kanya (17.9.17.10.)

Planifikimi për këtë shenjë do të thotë gjysmë jete. Me mënyrën tyre të sjelljes me përgjegjësi, të rregullt dhe të kujdesshme vlejnë për njerëz më perfekt ndër të gjitha shenjat e horoskopit indian. Gjithmonë bëjnë pjesë ndër më të mirët në punët e tyre. Në jetën private duan qetësinë dhe vetminë, mirëpo gjithmonë janë të gatshëm të jenë afër familjes dhe miqve.

Thula (18.10.-16.11.)

Personat e lindur në këtë shenjë janë të hareshëm dhe të ekuilibruar. I duan estetikën dhe bukurinë dhe vazhdimisht duan të jenë të rrethuar me njerëz të bukur. Kanë problem kur janë të vetmuar. I shmangin konfliktet dhe më me dëshirë do të lëshojnë pe dhe do të bëjnë kompromis – gjë që është e metë e tyre.

Vrischka (17.11.-15.12)

Personat e lindur në këtë shenjë janë të kujdesshëm për jetën e tyre dhe luftojnë për qëllimet e tyre. Janë të njohur për inteligjencë dhe mençuri. Thellë në vete janë të ndjeshëm dhe lehtë mund të lëndohen – dëshirojnë që pranë vetes të kenë partnerin i cili do t’i mbrojë dhe të cilit mund t’i besojnë. Nëse u ndodh ndonjë padrejtësi, gjithë jetës do ta mbajnë në mend.

Dhanur (16.12.-14.1.)

Personat e lindur në këtë shenjë janë të kënaqur me jetën. Me mënyrën e tyre optimiste, idealiste dhe ambicioze të të menduarit janë në gjendje t’i bëjnë për vete të gjithë personat me të cilët janë të afërt. E kanë të vështirë t’i identifikojnë kufijtë, për këtë shkak ndonjëherë e vlerësojnë gabimisht situatën.

Makara (16.1.-12.2.)

Personat e lindur në këtë shenjë shpesh janë shumë ambiciozë. Dëshirojnë të arrijnë sukses dhe përdorin gjithë energjinë e tyre për t’i arritur qëllimet. Për këtë shkak shpesh jeta e tyre private është e vuajtur, sepse sakrifikojnë tepër për qëllimet e tyre afariste. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori