LAJMI I FUNDIT:

Shumica e vendeve të BE-së kundër tarifës së rrjetit për Big Tech

Shumica e vendeve të BE-së kundër tarifës së rrjetit për Big Tech

Një shumicë e vendeve të BE-së kanë refuzuar shtytjen e operatorëve kryesorë evropian në detyrimin e kompanive të mëdha të teknologjisë si Google, për të ndihmuar financimin e përhapjes së 5G dhe brezit të gjerë në rajon, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Në një takim të së enjtes me Thiery Breton, shefin e industrisë së BE-së, në Luksemburg, ministrat e telekomunikacionit nga 18 vende ose hodhën poshtë tarifën e propozuar të tarifës së rrjetit për firmat e teknologjisë, ose kërkuan një studim mbi nevojën dhe ndikimin e një mase të tillë, shtuan burimet e Reuters.


Kjo i bëri jehonë komenteve të bëra muajin e kaluar nga BEREC, grupi i rregullatorëve të telekomunikacionit të BE-së. Deutsche Telekom, Orange, Telefonica dhe Telecom Italia duan që firmat e “Big Tech” të mbështesin një pjesë të kostove të rrjetit me arsyetimin se të dhënat dhe përmbajtja e tyre përbëjnë një pjesë të madhe të trafikut të rrjetit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Ata kanë gjetur një “vesh të hapur” te shefi i industrisë së Komisionit Evropian, Breton, një ish-drejtor ekzekutiv i France Telecom dhe firmës franceze të konsulencës IT, Atos.

Megjithatë, Google, Apple, Facebook, Netflix, Amazon dhe Microsoft kanë hedhur poshtë idenë e një takse, duke thënë se ata veçse investojnë në ekosistemin dixhital.

Ministrat evropianë të telekomunikacionit përmendën mungesën e një analize mbi efektet e një tarife për rrjetin, mungesën e një investimi dhe rrezikun që “Big Tech” t’ua kalojë koston shtesë konsumatorëve, deklaruan tutje burimet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori