LAJMI I FUNDIT:

Shumëkush mendon se kënga e re e Selenas i dedikohet ish-të dashurit, por çfarë thotë këngëtarja

Shumëkush mendon se kënga e re e Selenas i dedikohet ish-të dashurit, por çfarë thotë këngëtarja
(Foto: Instagram/selenagomez)

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Single Soon”, ka të bëjë me marrëdhënien e saj me këngëtarin kanadez, The Weeknd.

Javën e kaluar doli kënga dhe videoklipi i saj i ri dhe menjëherë pas kësaj filluan thashethemet se 31-vjeçarja po fliste për The Weeknd, me të cilin ka pasur një lidhje nëntëmujore në vitin 2017.


Këngëtarja ka shkruar në rrjetet sociale për kuptimin e këngës së saj të re dhe i ka mohuar thashethemet përmes një reagimi lidhur me spekulimet.

Në raportimin e Hollywood Life thuhej se fansat e Selenas besojnë se “Single Soon” i dedikohet marrëdhënies së saj me The Weeknd.

(Foto: Instagram/Hollywood Life)

“Nuk mund të jetë më e pasaktë”, është komenti i Gomez në këtë publikim.

Fansat mendojnë se kënga e re e Selena Gomez i dedikohet ish të dashurit të saj
Lexo po ashtu Fansat mendojnë se kënga e re e Selena Gomez i dedikohet ish të dashurit të saj

Ndërsa në një postim të mëhershëm, këngëtarja ka shpjeguar kuptimin e vërtetë të kësaj kënge: “Faleminderit për gjithë dashurinë për ‘Single Soon’! Është një himn i këndshëm për të qenë rehat në lëkurën tuaj dhe për ta dashur shoqërimin me vetveten… dhe është gjithashtu shumë argëtuese të kërcesh me të!”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori