LAJMI I FUNDIT:

Shumë zona të Sidneit u urdhëruan të evakuohen për shkak të rreziqeve nga përmbytja

Shumë zona të Sidneit u urdhëruan të evakuohen për shkak të rreziqeve nga përmbytja

Shumë zona të Sidneit janë urdhëruar të evakuohen për shkak të një rreziku të madh nga përmbytja, derisa reshjet e mëdha të shiut vazhdojnë të godasin shtetin e New South Wales të Australisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se kushdo që jeton në zona të ulëta të qytetit duhet të largohet.


Në konferencën e së dielës, kryeministrja e NSW-s, Gladys Berejiklian paralajmëroi pjesët e vendit të Mid North Coast po përjetonin “një ngjarje një në 100 vjet”.

Një ditë më parë, Warragamba Dam, burimi kryesor i ujit në Sidnei, filloi të tej-mbushej për herë të parë në vite.

Disa njerëz janë shpëtuar nga ujërat e përmbytjeve në New South Wales, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar “përmbytje kërcënuese për jetën”.  /Telegrafi/