LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike deri në vitin 2040

Më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike deri në vitin 2040

Makinat elektrike përbëjnë një fraksion shumë të vogël të automjeteve të shitura në të gjithë botën, por shumë shpejt kjo do të ndryshojë.

Sipas analizave të bëra nga Bloomberg New Energy, deri në vitin 2040, makinat elektrike mund të përbëjnë 57 për qind të të gjitha shitjeve të botë. Makinat elektrike do të kenë një përqindje të ngjashme me shitjet e makinave komerciale të lehta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Kinë, përcjell Telegrafi.

“Ne të gjithë shohim mundësi reale që shitjet botërore të makinave me pasagjerë konvencionalë të kenë arritur pikun e tyre”, tha kreu i Transportit të Avancuar, Colin McKerracher.

Gjatë dy dekadave të ardhshme, shitjet botërore të makinave elektrike do të rriten nga dy milionë vitin e kaluar në 56 milionë në vitin 2040. Në të njëjtën kohë shitjet e automjeteve me karburant do bien nga 85 milionë vitin e kaluar në 42 milionë. /Telegrafi/