LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 500 mijë italianë në Shqipëri, Canale 5: Aeroporti i Tiranës flet italisht

Më shumë se 500 mijë italianë në Shqipëri, Canale 5: Aeroporti i Tiranës flet italisht

Nëse deri më tani kemi parë media prestigjoze evropiane dhe botërore të cilat shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe e kanë rekomanduar Shqipërinë si një nga vendet me atraktive për t’u vizituar, tanimë jemi në një fazë tjetër, atë të prekjes së realitetit nga afër.

Mediat italiane kanë nisur të bëjnë reportazhe për bumin turistik në Shqipëri.


“Aeroporti i Tiranës flet italisht”, kështu e nis kronikën televizionin Canale 5, duke e vënë theksin të çmimet e ulëta krahasuar me Italinë.

Gazetari thotë se çmimet kanë një diferencë të madhe me Italinë, ndërsa ushqimet e restoranteve e prodhimet e detit joshin turistët por pa ju boshatisur portofolin

“Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë” thotë gazetari i Canale 5, i cili më pas siguron disa intervista me bashkëkombasit e tij që kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës dhe Kavajë.

“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm” shprehet një prej pushuesve italianë.

“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”, tha një pushues duke lënë të habitur gazetarin.

“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua”, tha një tjetër.

“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër,” tha një pushuese italiane që ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Kavajës.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori