“Shumë pis”, për 12 orë gjysmë milioni – Big Bang, njeriu i hiteve (Foto/Video)

Producenti Arber Gjikolli, tashmë i njohur si Big Bang, duket se e ka gjetur formulën e krijimit të superhiteve.
Pas disa këngëve jashtëzakonisht të suksesshme të prodhuara nga ai, vjen edhe hiti i radhës i quajtur “Shumë pis”.
Bashkëpunimi i Era Istrefit me Ledri Vulën për 12 orë ka arritur shifrën prej gjysmë milioni shikimesh në YouTube (megjithëse faqja për shpërndarjen e videove akoma nuk i ka përditësuar klikimet, prandaj jua sjellim të dhënat në fotografinë e mëposhtme).
“Njo si ti” është një tjetër këngë që Big Bang e ka krijuar për Erën që është shikuar gjashtë milionë herë që pas publikimit (9 maj).
Po ashtu, vlen të theksohet kënga fituese e edicionit të fundit të Top Fest, “Shko” (nga Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri), ishte prodhim i Big Bang. /Telegrafi/




















































