LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e liberalizmit të vizave, Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Haradinajt

Shtyrja e liberalizmit të vizave, Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Haradinajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një konferencë për shtyp, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave u përdor si presion politik edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë, por liberalizimi nuk po ndodhë. Ajo për këtë i bëri përgjegjës drejtuesit e shtetit dhe kërkoi dorëheqejn e presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj dhe zëvendëskryeministrave Pacolli e Hoxhaj dhe ministrave Tahiri e Hoxhaj.

Pacolli tha se në Kosovë ndodhën shumë procese në emër të liberalizimit të vizave.


“Sot, në vend se këta qeveritarë të dalin e të japin përgjegjësi para qytetarëve, pse liberalizimi i vizave nuk ndodhi, ata dalin e thonë se Liberalizimi i paraparë të ndodhë në fund të këtij viti mund të shtyhet”, tha Pacolli, raporton Telegrafi.

“Ata tash [qeveritarët] po fajësojnë qytetarët dhe BE-në për albanofobe dhe se Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj BE-së”, tha ajo.

Pacolli tha se tani kur procesi i liberalizimit të vizave ka hyrë në një fazë komplekse, nuk mbetet vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. “Pra po del që problemi është me shtet kryesore të BE-së”, tha ajo.

Ajo tha se Qeveria tashmë është fokusuar në gjetjen e fajtorit për shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Qeveria nuk po i merr seriozisht mesazhet e BE-së dhe po vazhdon me skandale të përditshme, duke përfshirë këtu edhe nismën e fundit të presidentit për korrigjimin e kufijve.

“Korrigjimi i kufijve ka dërguar sinjal të rrezikshëm. Për ta komplikuar situatën zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, thotë se nëse BE-ja nuk liberalizon vizat, Kosova duhet të rishikojë qasjen. Ne kemi informacione se disa shtete që kemi pritur të përkrahin liberalizimin tani janë kundër. Bëhet fjalë për takimet e ekspertëve. As qeveria nuk po na njofton, Gjermania, Franca, Belgjika janë kundër. Këta kanë disa informata që ne nuk i kemi, edhe gazetarët edhe deputetët duhet t’i bëjmë presion qeverisë që të na japin informatat e sakta”, tha Pacolli.

Ajo tha se tani është momenti të kërkohet përgjegjësi publike nga drejtuesit e institucioneve të cilët kanë manipuluar dhe zhvatur qytetarët dhe që kanë sjell vendin në këtë situatë të rëndë ekonomike e politike.

“Hashim Thaçi nga viti 2009 e deri më sot ka manipuluar qytetarët e Kosovës. Ramush Haradinaj i cili u bë kryeministër duke premtuar liberalizimin e vizave brenda 90 ditësh dhe i fali Malit të Zi 8200 hektarë tokë. Po ashtu zv/kryemisitrat Behgjet Pacolli e Enver Hoxhaj dhe ministrat Abelard Tahiri dhe Dhurata Hoxhaj, duhet të japin dorëheqje”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu tha se kohëve të fundit ka ndryshuar gjuha e ekzekutivit në raport me liberalizimin e vizave.

Ajo i ka quajtur skandaloze deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që BE është albanofobe.

“Si të veprojë Bashkimi Evropian kur një prokuror, siç ishte rasti Blakaj, detyrohet të ikë nga Kosova për shkak të kërcënimeve që merr dhe atë nga figurat e larta? Si të veprojë Bashkimi Evropian kur përcjelli ngjarjet sikur ajo kur policia dhe prokuroria dalin me deklarata të ndryshme në kohën kur djali i kryespihunit Shpend Maxhunit zihet me drogë dhe armë? Si të veprojë Bashkimi Evropian kur sheh se kryeprokurori i shteti Aleksandër Lumezi del në mbrojtje të djalit të Shpend Maxhunit? Si të veprojë Bashkimi Evropian kur për pazare dhe pisllëqe vëllau i presidentit të Kosovës sulmon fizikisht dy persona”, deklaroi Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori