Shtyrja e evropianit, lajm i mirë për shtatë super yjet e futbollit që do t’i kalojnë lëndimet deri në vitin 2021

Pandemia coronavirus që ka prekur gjithë botën ka paralizuar futbollin, duke bërë që gjithë kampionatet elitare në Evropë të pezullohen.
Pezullimi i kampionateve elitare ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA të marrë vendim që kampionatin evropian Euro 2020 ta shtyjë për në vitin 2021.
E këtij vendimi të UEFA-s më së shumti i janë gëzuar yjet e futbollit, të cilët praktikisht e kishin humbur shpresën se do të luanin në evropian.

Anglia përgatitej të luante në evropian pa dy sulmuesit e saj kryesor Harry Kane e Marcus Rashford.
Ndërkohë belgët pa kapitenin e tyre Eden Hazard dhe Holanda pa anësorin fantastik Memphis Depay.

Talenti më i madh italian Nicolo Zaniolo gjithashtu pritej të ishte jashtë evropianit, ashtu si anësor i Francës, Ousmane Dembele.

Në anën tjetër gjermanët do të kishin telashe të mëdha në mbrojtje pa liderin e tyre Nicklas Sule.
Por fatmirësisht të gjithë këta lojtarë do t’i kalojnë lëndimet dhe do të mund të paraqiten në Euro 2021 me Kombëtaret e tyre.

Shpresojmë që të gjithë lojtarët e lartpërmendur të rikthehen në formën e tyre më të mirë dhe Euro 2021 t’i gjejë kombëtaret pjesëmarrëse të plota pa lëndime. /Telegrafi/













































