LAJMI I FUNDIT:

Shtylla e ndriçuesit u vendos në rrugë, shoferët duhet të shkojnë anash për ta shmangur (Foto)

Shtylla e ndriçuesit u vendos në rrugë, shoferët duhet të shkojnë anash për ta shmangur (Foto)

Një shtyllë e zakonshme e ndriçuesit publik, është bërë temë e banorëve të një lagje periferike në Cheshire të Anglisë. Vendosja e saj nuk po i pëlqen askujt.

Punonjësit e kanë vendosur atë gati në mes të rrugës, duke i detyruar shoferët që t’i shkojnë anash në mënyrë që ta shmangin, transmeton Telegrafi.


Shtyllë në mes të rrugës

Pas disa muajsh me këtë lëshim urbanistik, Lucien Cooper ka vendosur të postojë fotografinë dhe të kërkojë që të largohet dhe të vendoset në trotuar.

Fotografia tij është pasuar nga shumë kalimtarë të asaj zone, që u ankuan për punonjësit moskokëçarës. “E kishin një punë, që e kryen përfunduan vetëm sa për të përmbushur obligimin” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Rrethimi pas ankesës së banorëve

Pas reagimeve në rrjetet sociale, zyrtarët e zonës e kanë rrethuar shtyllën, ndërsa pritet që së shpejti ta transferojnë në hapësirën e duhur. /Telegrafi/