LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet vendimi për Berishën, avokati: Lideri i opozitës nuk po lejohet të marrë pjesë në parlament

Shtyhet vendimi për Berishën, avokati: Lideri i opozitës nuk po lejohet të marrë pjesë në parlament

Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shtyrë për në datë 25 mars ora 09:00 seancën për vlerësimin e kërkesës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon leje për të marrë pjesë në seancë plenare.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e dy prokurorëve, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, të cilët kishin argumentuar mungesën e tyre për arsye profesionale. Këtë e konfirmojë avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.


“Ne u paraqitëm në orën 10:00. Pritej shqyrtimi i kërkesës së z. Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Gjatë seancës u konstatua se prokurorët nuk ishin pjesëmarrës. Ata kishin dorëzuar një shkresë sot në sekretarinë gjyqësore, ku thuhej se për arsye profesionale s’mund të ishin prezentë. Ky është një sebep, justifikim i tyre. Ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre mund të ishte prezent. Nuk e kuptoj dot termin ‘arsye profesionale’, sepse profesioni i prokurorit është hetim dhe gjykim. Nuk i di arsyet e tjera. Sigurisht, me angazhimin e z. Rama me punë të tjera, duket se kontakti është shkëputur dhe është caktuar një datë tjetër, derisa të vendoset SPAK në kontakt me z. Rama”, tha Gjokutaj.

“Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Duhet të dini një gjë, Berisha është në të njëjtat kushte. Ne jemi në kërkimet tona, që ai të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Na është rrëzuar kërkesa jonë në Shkallën e Parë. Tani të shohim dhe apelin. Por është e rëndë që të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse, për pjesëmarrjen e kreut të opozitës tashmë të njohur ndërkombëtarisht dhe në aspektin politik të brendshëm, për të marrë pjesë në Kuvend. Kjo vërteton edhe një herë atë fakt, se pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj, këta s’marrin pjesë. Vazhdojnë pastaj me arsyet profesionale, siç edhe u komunikua”, tha Gjokutaj.

Më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ishte refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Tashmë pritet të japë vendim Apeli i GJKKO për kërkesën e Berishës të bërë përmes avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Berisha prej muajit dhjetor është në “Arrest Shtëpie”, teksa po hetohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Pjesë e hetimeve është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit rëndojnë të njëjtat akuza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori