Debutimi i sportistëve kosovarë në garat që mbahen në Serbi është shtyrë edhe për një kohë, si disa herë deri më tash.
Ishin mundësit ata që paralajmëruan pjesëmarrjen në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Rio 2016” që do të mbahet në Zrenjanin të Serbisë nga 15 deri më 17 prill, shkruan Koha Ditore.
Federata e Mundjes e Kosovës konfirmoi më herët se ka bërë paraqitjen preliminare e më pas edhe paraqitjen finale për dy mundës, duke respektuar kështu të gjitha afatet. Madje FMK-ja kishte thënë se do të dërgonte mundësit në përgatitje që sa më të gatshëm ta presin garën e rëndësishme që do të mbahet pas një jave në Serbi.
Të enjten, megjithatë, është bërë e ditur se pjesëmarrja në Serbi do të anulohet. Mundësit Kastriot Sedolli e Edon Shala nuk do të udhëtojnë për të garuar në Zrenjanin, pasi pak ditë më vonë ata do të udhëtojnë për në Ulaanbaatar të Mongolisë ku do të mbahet turneu i parë botëror kualifikues për “Rio 2016”. Ky turne mbahet prej 22 deri më 24 prill.
“Prej garës në Serbi normën e sigurojnë vetëm finalistët, pra vetëm dy vendet e para për kategori. Është e vështirë në këtë moment që mundësit tanë të arrijnë dy vendet e para. Ndërkohë në Mongoli normën olimpike e sigurojnë tre të parët në kategori, pra është një mundësi më shumë. Pasi mundësia është më e madhe po mendojmë që më mirë është të garojmë në Mongoli. Po ashtu mundësit tanë për garë duhet të heqin 7-8 kilogramë. Heqja e kilogramëve është më e lehtë, por mbajtja e peshës së duhur për një javë është shumë e vështirë. Nëse mundësit paraqiten në Serbi e tani në Mongoli do të lodhen shumë dhe do të kenë vështirësi për të mbajtur peshën e duhur, pasi garat janë vetëm katër ditë ndërmjet. Vendimi që të mos udhëtojmë në Serbi nuk është ende i sigurt, do të shikojmë javën e ardhshme. Por ne po mendojmë që më mirë është të mos i lodhim garuesit”, ka thënë trajneri i Kosovës, Sylejman Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjafton fitorja minimale për Bayernin që ta eliminojë Arsenalin nga Liga e Kampionëve
Ngriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” – Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Formacionet zyrtare, Man City - Real Madrid: Guardiola kthen yjet, në sulm ndaj mbretërve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Bayerni dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion për ndeshjen e dytë - formacionet zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE