Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka shtyrë afatin e implementimit të kodit të ri +383 deri në fund të tetorit të këtij viti. Sipas marrëveshjes për kodin telefonik të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, afati i përcaktuar më herët ishte 1(një) qershori i këtij viti.
Në mbledhjen e fundit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është vendosur për shtyrje të afatit të implementimit të plotë të kodit +383 dhe largimit të kodeve të tjera ekzistuese.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, anëtari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARKEP, Shqiprim Pula. Vendimi është marrë pas kërkesave të operatorëve, Vala dhe IPKO.
“Kemi pranuar disa shkresa nga operatorët tanë të cilët operojnë në Kosovë, shkresa të cilat në përmbajtje të tyre kanë pasur arsyetime dhe kërkesa për shtyrje të implementimit të kodit 383, arsyetime të cilat nga prizmi i operatorëve kanë qenë më tepër çështjeje në implementim teknik”, tha Pula.
Edhe pse ka pasur mendime të ndryshme, sipas tij, në mbledhjen e bordit, vendimi përfundimtar ka rezultuar me shtyrje të afatit.
“Bordi me shumicë ka vendos që të pranojë kërkesat dhe arsyeshmërinë e operatorëve, ndërkaq unë, në cilësinë e anëtarit të bordit, kam kërkuar që të mos vendoset gjatë mbledhjes por paraprakisht të njoftohen edhe aktoret e tjerë. Megjithatë, bordi me shumicë vendos, prandaj është vendos që të pranohet shtyrja e afatit kohor deri më 31 tetor të 2018”, tha Pula.
Edhe pse ky anëtar i bordit ka kërkuar që vendimi të merrej pas njoftimit të kuvendit e qeverisë, me shumicë votash është vendosur që autoritetet përkatëse të njoftohen pas marrjes së vendimit, i cili njoftim është bërë me shkrim të premten e javës së kaluar. Ndryshe, vlerësohet se kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik, kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre