LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati i pagesës për këstin e parë të tatimi në pronë

Shtyhet afati i pagesës për këstin e parë të tatimi në pronë

Departamenti i Tatimit në Pronë pranë Ministrisë së Financave, ka njoftuar se ka shtyrë datën e pagesës për dy muaj për këstin e parë të tatimit në pronë.

“Për këtë vit ishte planifikuar që kësti i parë të paguhej deri më sot, por me vendim të ri tashmë data shtyhet deri më 28 qershor. Arsyeja për këtë shtyrje besohet te jetë teknike pasi ka pasur vonesa në lëshimin faturave të tatimi në pronë. Gjithashtu, njoftohet se reformat që janë ndërmarra kanë sjellë vështirësi edhe të natyrave të tjera”, ka njoftuar Ministria e Financave.


Data e fundit për ankesë për vitin 2019 është 31 maji.

Ndërsa, data për pagesë të këstit të dytë të tatimit në pronë është 30 shtator 2019. /Telegrafi/