LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohet dizeli në Maqedoni, benzina ngelet njëjtë

Shtrenjtohet dizeli në Maqedoni, benzina ngelet njëjtë

Komisioni rregullator për Energjetikë ka sjellë vendim që të ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dizeli (Euro Diesel BS D-E-V) do të shitet për dy denarë më shtrenjtë dhe i njëjti do të kushtojë 51.50 denarë. Eurosuper BS-95 do të kushtojë 63.50 denarë, pra nuk do të ketë shtrenjtim të çmimit. Njëjtë, rritje çmimesh nuk do të ketë edhe për Eurosuper BS-98 që do të kushtojë 64.50 denarë.


Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 39.50 denarë, pra do të ketë rritje prej 1.5 denarë.

Çmimet do të ndryshohen pas dy javëve, në përputhshmëri me ndryshimet e çmimeve në bursën botërore. Vendimet mund t’i shihni këtu/Telegrafi/