LAJMI I FUNDIT:

Shtiu me revole mbi anëtarin e bandës rivale, për pak sa nuk i qëlloi fëmijët e viktimës – dënohet me 15 vite burgim sulmuesi nga Bronxi

Shtiu me revole mbi anëtarin e bandës rivale, për pak sa nuk i qëlloi fëmijët e viktimës – dënohet me 15 vite burgim sulmuesi nga Bronxi

Anëtari i një bande nga Harlemi i cili gati sa nuk qëlloi për vdekje dy fëmijët e një rivali në rrugët e Bronxit gjatë verës së vitit të kaluar, është shpallur fajtor të premten nën akuzën për tentim vrasje, kanë bërë të ditur nga zyra e prokurorit.

Michael Lopez, 28-vjeç, do të qëndrojë prapa grilave për 15 vite dhe pesë tjera nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse, ka njoftuar zyra e avokatit mbrojtës, transmeton Telegrafi.


Videoja që asokohe ishte bërë virale, shfaq Lopezin gjatë 17 qershorit duke shtënë disa plumba mbi një burrë në sheshin Sheridan, derisa plumbat fluturonin para syve të një vajze të tmerruar 13-vjeçe dhe vëllait të saj 5-vjeçar.

“Pamjet shfaqin fëmijët e tmerruar duke mbajtur njëri-tjetrin derisa plumbat fluturonin pranë tyre”, thuhet më kumtesën e zyrës së prokurorit.

E pavarësisht që objektivin e qëllon disa herë, ai ka shpëtuar e plagë ka marrë në këmbë dhe shpinë. Ndërkaq i pyetur gjatë seancës dëgjimore se çfarë kishte synuar të bëjë – sulmuesi pranoi se për qëllim kishte ta vriste viktimën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori