LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Victorias zbaton masa të rrepta të bllokimit për shkak të pandemisë – kufizimet pritet të zgjasin deri më 13 shtator

Shteti i Victorias zbaton masa të rrepta të bllokimit për shkak të pandemisë – kufizimet pritet të zgjasin deri më 13 shtator

Shteti i Victorias në Australi ka implementuar masa të rrepta të bllokimit, për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi do të aplikojë orën policore si dhe do të ndalojë edhe të gjitha udhëtimet jashtë vendit. Këto masa parashihet të zgjasin deri më 13 shtator.


Kryeministri i vendit, Daniel Andrews, u tha qytetarëve se autoritetet duhet t’i ndërmarrin këto hapa, për të parandaluar përhapjen e gjerë të coronavirusit.

Ndërkohë, shteti i Victorias konfirmoi 671 raste brenda 24 orëve të fundit nga sëmundja e COVID-19.

Victoria's state premier Daniel Andrews announces the new measures on Sunday.
Daniel Andrews

“Duhet të qëndroni në shtëpi për gjashtë javë”, u shpreh Andrews. Duke shtuar se ora policore në vend do të fillojë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Në këto masa parashihet që vetëm një person të dalë nga shtëpia, madje vetëm një herë në ditë – varësisht për arsye themelore. Banori nuk ka të drejtë të udhëtojë më shumë se 5 kilometra nga shtëpia e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori