Shteti federal i Victoria miraton patentët dixhitalë të shoferëve, zbatimi fillon nga viti i ardhshëm
Shteti federal i Victorias ka njoftuar planet për testimin e patentëve dixhitalë të shoferëve përpara se zbatimi i gjerë të fillojë vitin e ardhshëm.
Testimi pritet të fillojë në korrikun e këtij viti në qendrën rajonale të Ballarat, me autoritetet të cilat njoftuan se qëllimi i tyre është që zbatimi i tyre të fillojë në të gjithë shtetin nga fillimi i vitit 2024.
Vendimi për testim thuhet se është marrë nga organet përkatëse drejtuese për të vlerësuar sigurinë e informacionit personal, si dhe qasjen në shërbim, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Sipas sistemit të ri, shoferët do të jenë në gjendje të ruajnë një kopje dixhitale të licencës së tyre brenda Service Victoria ose tek aplikacioni myVicRoads, të cilin do të munden ta instalojnë tek telefonat e tyre të mençur.
Kjo kopje dixhitale do të përditësohet automatikisht për të pasqyruar ndryshimet në detajet e adresës, miratimet e reja ose pezullimet dhe anulimet e mundshme të patentave të shoferëve.
Fillimisht, programi i licencës dixhitale do të jetë në dispozicion vetëm për mbajtësit permanent të patentave, me nxënësit dhe shoferët e përkohshëm (p-plate) që ende u kërkohet të mbajnë patentën e tyre fizike me vete në çdo kohë.
Victoria do të bëhet shteti i tretë që do të ofrojë patenta dixhitale të shoferëve, me Australinë e Jugut i cili ishte shteti i parë që e nisi zbatimin e teknoligjisë në tetorin e vitit 2017, teksa New South Wales nisi testimin gjithashtu në vitin 2017 në qytetin e Dubbo, përpara se të fillonte zbatimin në të gjithë shtetin në vitin 2019. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo, edhe kjo është Škoda
Motori V8 tani ka "një shtëpi"
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur