LAJMI I FUNDIT:

Shteti dështon në risocializimin e të miturve që përfshihen në vepra penale

Shteti dështon në risocializimin e të miturve që përfshihen në vepra penale

Vrasja e fundit në Podujevë, ka kthyer në diskutim Kodin e Drejtësisë për të mitur, me anë të së cilit trajtohen rastet nga organet e drejtësisë.

9 vjet e 6 muaj burgim është dënimi më i lartë që i është shqiptuar një të mituri, i cili u shpall fajtor për vrasje të rëndë.


G.H. u dënua nga Themelorja në Prishtinë më 2018, për vrasjen e Aulon Zekës.

Një vrasje tjetër nga një i mitur, ndodhi edhe më 2022 në Prishtinë, ku një 14 vjeçar ishte therur për vdekje, rrugës duke shkuar në shkollë.

Të miturit ishin përfshirë edhe me një rast të rënd që ndodhi para një viti e gjysmë. Në dhunimin 11 vjeçares. Edhe në këtë rast dënimi më i lartë i shqiptuar ishte ndaj njërit prej tyre, ku u dënua me 9 vite burgim.

Sipas prokurorisë Themelore në Prishtinë, rastet kur të miturit përfshihen në vepra të rënda penale, janë shtuar viteve të fundit.

Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva
Lexo po ashtu Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

“Është mjaftë shqetësuese dukuria e rritjes së rasteve ku të miturit janë duke rënë ndesh me ligjin, pra prokuroria në vitet  e fundit ka pasur një rritje, të rasteve ku të miturit janë kryerës të veprave penale dhe atë më shumë të veprave penale kundër jetës dhe trupit, kundër pasurisë dhe abuzimit me substanca narkotik, konsiderojmë që është një fenomen apo problematik shoqërore duke pas parasysh që në trajtimin e këtyre rasteve e kemi një zinxhir, institucionesh që duhet të merren me trajtimin e këtyre rasteve”, tha Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur, dënimi më i lartë për të miturit është 10 vite, derisa para kësaj janë të parapara masa kryesisht edukative.

Por, siç duket institucionet përgjegjëse nuk po arrin të i përmbushin edhe qëllimet që janë të parapara në këtë kod.

“Qëllimi i Kodit për drejtësi të mitur nuk është që të miturin ti shkaktojë një hakmarrje shoqërore, njëjtë siç është njëra ndër qëllimet për madhorët, por është ekskluzivisht për rehabilitimin, risocializimin dhe edukimin e të miturit, që i njëjti të kthehet në shoqëri si i përmirësuar, nëse shtrohet pyetja nëse shteti po arrin një gjë të tillë, unë besoj që shteti po dështon”, tha Yll Zekaj – avokat.

Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim
Lexo po ashtu Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

“A është ky dënim i ulët nuk mund të themi me këtë formë, sepse kemi të bëjmë me të mitur, sepse kemi të bëjmë me një kod të drejtësisë për të mitur, kjo është edhe ato deklaratat e shumta që janë shqetësuese sa i përket komunitetit të juristëve që po i bëjnë vazhdimisht, dhe kjo tregon se sa po njihet drejtësia për te miturit”, tha Eranda Zekaj – hulumtuese në IKD.

Megjithatë për avokatin Florim Shefqeti, ky dënim është i ulët, duke pasur parasysh shtimin e rasteve të tilla.

“Duke pasur parasysh trendin apo statistikat që duhet të analizohesh ne konsiderojmë se këto dënime janë të vogla, respektivisht mundësia e dënimit sepse në secilin rast maksimumi i dënimit është 10 vite, ne s’po themi kur dhe ku duhet të shqiptohet, por thjesht konsiderojmë se përcaktueshmëria e lartësisë së dënimit duhet të ishte më e lartë dhe gjykatat duhet të vendosnin në çdo rast”, tha Florim Shefqeti – avokat.

Në lidhje me rastet kur të përfshirë janë të miturit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë thënë se janë duke i përpunuar raportet dhe se tek në muajin e ardhshëm mund të jenë të gati.

Ndërkohë sipas raportit të këtij Këshilli, që ka të bëjë me 9 mujorin e vitit 2023, janë pranuar 669 raste penale ku kanë qenë të përfshirë të miturit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori