LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë, është i dënuar me tri vite burgim në një rast të mëhershëm, ka deklaruar sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së këshillit komunal të sigurisë, Bulliqi tha se njëri prej dy të miturve të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ka një dosje të trashë penale në organet e rendit.


Bulliqi tha se ai ka qenë nën hetime për nëntë vepra të ndryshme të sanksionuara me kod penal.

“Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit që organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, kanë inicuar rastet. Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht”, tha Bulliqi.

I mituri tjetër i përfshirë në vrasjen e 18-vjeçarit nuk ka dosje penale, ka thënë Bulliqi.

​Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Ky rast na preku të gjithëve
Lexo po ashtu ​Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Ky rast na preku të gjithëve

“Ndërsa i dyti, i cili është bashkëpjesëmarrës, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.

Për të dytin, Bulliqi tha se “ai nuk është që është nxënës i mirë”.

“Është nxënës i cili nuk ka treguar rezultat të mirë në shkollë. Është nxënës të cilit i është thy nota e sjelljes dhe ka pasur një numër të madh mungesash”, tha kryetari i Podujevës.

Ai tha se nuk kanë evidentuar ndonjë lëshim nga organet e arsimit në këtë komunë.

“Rasti ka ndodhur jashtë objektit të shkollës. Drejtoria e shkollës ka marrë veprime. Është larguar për një muaj. Është kthyer prapë në shkollë dhe prapë ka vazhduar me veprime të tilla”, tha Bulliqi. “Prindi i tij ka shkuar dhe i ka tërhequr dokumentet nga shkolla”, tregoi ai.

Ai foli edhe për viktimën, për të cilin tha se qytetarët “thonë që ka qenë djalë i sjellshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori