Shtetet e Bashkuara të Ameriksës kanë vendosur sanksione të reja të cilat shënjestrojnë kompanitë, entitetet dhe individët iranianë që janë kryesorë në sektorin e naftës.
Departamenti i Thesarit në SHBA, tha se përmes aktivitetit të tyre, të sanksionuarit, mbështesin Forcën Kuds, që është pjesa elite paramilitare dhe e spiunazhit e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
“Regjimi në Iran përdor sektorin e naftës për të financuar aktivitetet destabilizuese të kësaj force. Ky regjim vazhdon të ketë në prioritet mbështetjen e tij për entitetet terroriste dhe programin e tij bërthamor”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.
Ndër të sanksionuarit janë Ministria Iraniane e Naftës, Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës (NIOC) dhe Kompania Kombëtare Iraniane e Cisternave.
Sanksionet ngrinë çdo pasuri në Shtetet e Bashkuara të atyre që janë në listën e zezë dhe në përgjithësi ndalon amerikanët të bashkëpunojnë me të sanksionuarit.
Tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit janë rritur që kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur nga presidenti, Barack Obama më 2015.
Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet që ishin lehtësuar në bazë të marrëveshjes, si dhe kanë shtuar disa të reja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se sanksionet janë pjesë e një fushate presioni maksimal për të kufizuar aftësinë e regjimit iranian, për të kërcënuar fqinjët e tij dhe për të destabilizuar Lindjen e Mesme.
“Disa blerës të naftës iraniane duhet ta dinë se ata po ndihmojnë për të financuar veprimtarinë malinje të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë mbështetjen e tij për terrorizmin”, tha Pompeo në një deklaratë.
Sanksionet vijnë gjithashtu pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar pretenduan se Irani ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Irani e quajti akuzën “të pabazë”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën