LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara dërgojnë një tjetër aeroplanmbajtëse në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara dërgojnë një tjetër aeroplanmbajtëse në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdhe, “për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë”, tha mbrëmë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ai shtoi se prania e USS Eisenhoëer dhe anijeve luftarake të lidhura me të në Mesdheun Lindor, sinjalizon “angazhimin e vendosur të Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, dhe vendosmërinë tonë për të penguar çdo aktor shtetëror ose joshtetëror që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, transmeton Telegrafi.


Eisenhoëer i bashkohet grupit të USS Ford, i cili mbërriti në fillim të kësaj jave “si pjesë e përpjekjeve tona për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit ose çdo përpjekje për të zgjeruar këtë luftë pas sulmit të Hamasit”, tha Austin.

IDF-ja izraelite thotë “se nuk është përgjegjëse” për sulmin mbi konvojin me civilët palestinezë në Gazë
Lexo po ashtu IDF-ja izraelite thotë “se nuk është përgjegjëse” për sulmin mbi konvojin me civilët palestinezë në Gazë

Në anën tjetër nga Gaza është bërë e ditur se numri i të vrarëve në atë rajon, ka shkuar në mbi 2.300 persona.

Në total janë vrarë 2.329 palestinezë dhe 9.714 tjerë janë plagosur kanë konfirmuar nga ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërkaq nga Izraeli kanë konfirmuar se 1.300 persona janë vrarë në qytetet izraelit, ku si pasojë e një sulmi të befasishëm të Hamasit e pësuan edhe shumë fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori