Shtetasja nga Shqipëria rrihet në Prizren

Një femër, shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se në një lokal pas një mosmarrëveshje të çastit, është sulmuar fizikisht dhe rrahur nga i dyshuari.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
"Viktima si pasojë e sulmit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor lirohet. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes", thuhet në këtë raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































