Shtetas të Maqedonisë përfshihen në kontrabandimin e 8 ton marihuanë në Itali


Policia italiane ka arritur që të kapë sasi rekorde prej 8 ton marihuanë që ka qenë e ngarkuar në një kamion të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë,
Sipas gazetës ''Venezia Today'', marihuana është transportuar me anije nga Shqipëria në Ankona të Italisë, ndërkaq policia detare e ka hetuar, por qëllimisht e ka lejuar futjen në Itali, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Automjeti i ngarkuar është përcjellur deri në destinacionin e fundit. Policia nuk ka dhënë detaje tjera për rastin për shkak të hetimeve, por ka vërtetuar se rrjeti kriminal është udhëhequr nga shtetas të Maqedonisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































