Ky komision do të kryesohet nga kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe do të ketë edhe përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

Drejtori Armend Vokshi gjithashtu ka dhënë një njoftim rreth shpërnguljes dhe braktisjes së shtëpive nga komuniteti RAE në lagjen


“Ali Ibra”, duke kërkuar që të bëhet verifikimi i atyre shtëpive të braktisura dhe në saje të afatit ligjor kohor, ku sipas kontratës nëse shtëpia nuk shfrytëzohet për gjashtë muaj, atëherë e njëjta u merret shfrytëzuesve të deritanishëm dhe u jepet në shfrytëzim banorëve, apo të pastrehëve tjerë, duke përfituar kësisoj një apo më shumë familje tjera.
Kjo kontratë është bërë pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive nga Caritasi Zviceran dhe ofrimit të tokës nga ana e Komunës për këto komunitete pakicë. /Telegrafi/