LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e qelqtë në fjordin norvegjez

Shtëpia e qelqtë në fjordin norvegjez

Në veri të Norvegjisë gjendet arkipelagu panoramik Lofoten, ambient i egër dhe i izoluar në të cilin Byroja e famshme arkitektonike Stinessen Arkitektur ka projektuar dhe ndërtuar shtëpinë unike për pushim, të quajtur Efjord

E vendosur në ishullin e vogël Halvaroj, shtëpia shtrihet në rrafshinën natyrore nga e cila ofrohet pamje magjepsëse në pothuajse të gjitha anët nga çdo hapësirë e shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Duke shfrytëzuar pjerrësinë e tokës, arkitekti e ka ndarë sipërfaqen prej 200 metrash katrorë në dy pjesë të pabarabarta: në objektin më të madh gjenden dhoma e gjumit dhe sauna, të vendosura në dy nivele, ndërkaq në objektin më të vogël është vendosur zona e madhe ditore e cila gjendet disa shkallë më poshtë në raport me pjesën private të shtëpisë.

E dizajnuar për tubime familjare, dhomën e ditës me trapezarinë e bëjnë hapësirë të planit të hapur, të liruar nga të gjitha kolonat dhe ndarjet të cilat do të mund të pengonin pamjen.

Dritaret nga xhami trekëndor rrethojnë këtë hapësirë të kthyer drejt majave të thepisura malore të cilat bëjnë pjesë ndër më të vështirat për alpinizëm në gjithë Norvegjinë.

Hapësirën për shoqërim të mobiluar me mobilie moderne e karakterizon kombinimi i lëkurës dhe gëzofit.

Shumë sipërfaqe të brendësisë së shtëpisë janë veshur me dru mështekne, e cila ofron kontrast interesant me pllakat e granitit dhe me gurët.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori