LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia më e çuditshme në botë

Shtëpia më e çuditshme në botë

E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, Casa do Penedo mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë

Kjo shtëpi, e ndërtuar në vitin 1974, perfekt përshtatet në peizazhin malor falë idesë së pazakonshme të ndërtuesit që shtëpinë ta vendosë në katër shkëmbinj masivë, transmeton Telegrafi.


Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), ajo në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore.

Shtëpia dykatëshe e cila sikur ka dalë nga filmi vizatimor për familjen Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendës dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

Mirëpo, ajo vëmendje ka pasur edhe pasoja negative, sepse pronarët në shumë raste janë ballafaquar me vandalizëm dhe vjedhje. Pas ndërhyrjeve të padëshiruara, shtëpia është pajisur me xhama të padepërtueshëm, ndërkaq dyert janë të siguruara me parmakë çeliku.

Shtëpia ngrohet me kaminë, ndërsa për freskim pronarëve dhe vizitorëve në dispozicion u është pishina e jashtme.

Turistëve tani u është ofruar mundësia që vetëm ta hedhin një shikim në shtëpinë e pazakonshme të gurit, por edhe të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike.

/Telegrafi/