LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thuhet se ka zgjedhur Vietnamin për samitin e ardhshëm Trump-Kim Jong Un

Shtëpia e Bardhë thuhet se ka zgjedhur Vietnamin për samitin e ardhshëm Trump-Kim Jong Un

Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Donald Trump thuhet se planifikojnë të shkojnë në Vietnam për samitin e ardhshëm midis Presidentit të SHBA dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, njerëz të njohur me planet i kanë thënë Bloomberg.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, të premten, pas një takimi midis Trumpit dhe zëvendëskryetarit Kim Yong Chol, një nga ndihmësit kryesorë të Kim dhe një ish-shefi spiun, Shtëpia e Bardhë tha se takimi i ardhshëm mes dy liderëve do të zhvillohet në fund të muajit shkurt.


Para këtij takimi, burimet i thanë Reuters se Hanoi ishte i gatshëm të priste takimin dhe po përgatiste të priste dy udhëheqësit. Vendi i Azisë Juglindore ishte përmendur si një vend i mundshëm për samitin.

Hanoi, në Vietnamin verior dhe Danang, në Vietnamin qendror, supozohen gjerësisht si vende të mundshme për takimin.

Një zyrtar në Danang i tha Reuters se qytetit nuk i ishte kërkuar të priste atë por i ishte thënë të përgatitej për një vizitë të mundshme “A1”, duke iu referuar një udhëheqësi të huaj të profilit të lartë.

Gjithashtu është përmendur edhe qyteti Ho Chi Minh në jug.

Ndërsa një zyrtar i qeverisë vietnameze i tha AFP-së se “përgatitjet logjistike” për një takim Trump-Kim kishin filluar edhe pse “asnjë vendim zyrtar” nuk ishte bërë.

Kryeministri vietnamez Nguyen Xuan Phuc tha të enjten se ndërsa nuk kishte ende një vendim përfundimtar, “ne do të bëjmë çmos për të lehtësuar takimin” nëse Vietnami zgjidhet si vendtakim i mundshëm.

Vietnami thuhet se e sheh atë si një shans për të nxjerrë në pah marrëdhëniet e saj të përmirësuara me SHBA-në, përcjell Telegrafi.

Lidhjet e tyre kanë shkuar drejt përmirësimit gjatë viteve të fundit, pasi SHBA-ja dhe vendet e Azisë kërkojnë të balancojnë me ndikimin në rritje të Kinës.

SHBA larguan një embargo armësh mbi Vietnamin në 2016 dhe në vitin 2017 një transportues ajror i Marinës Amerikane vizitoi vendin për herë të parë që nga fundi i Luftës së Vietnamit.

Trump dhe Kim u takuan në Singapor në qershor të vitit të kaluar – takimi i parë midis një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut, vendet e të cilit kurrë nuk kanë mbaruar teknikisht luftën e tyre 1950-1953 – dhe përfunduan me deklaratën në të cilën Kim premtoi të punojë drejt “denuklearizimit të Gadishullit Korean”.

Trump e ka paralajmëruar këtë takim, duke thënë më pas se Koreja e Veriut nuk paraqiti më një kërcënim bërthamor dhe ka mbrojtur afërsinë e tij me Kim, por që nga ky samit të dy palët kanë bërë pak përparim në atë drejtim, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjes mbi atë çfarë do të thotë “denuklearizim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori