Shtëpia e Bardhë thotë se Trump beson se njohja e shtetit palestinez 'është një shpërblim për Hamasin'

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt është pyetur lidhur me planet e SHBA-së për të reaguar ndaj numrit në rritje të vendeve që njohin një shtet palestinez.
"Presidenti ka qenë shumë i qartë, ai nuk pajtohet me këtë vendim", thotë ajo, transmeton Telegrafi.
"Ai foli për këtë në Mbretërinë e Bashkuar duke qëndruar pranë mikut të tij kryeministrit Starmer”, shtoi Leavitt.
"Ai mendon se kjo nuk bën asgjë për të liruar pengjet, që është qëllimi kryesor tani në Gaza, nuk bën asgjë për t'i dhënë fund këtij konflikti dhe për ta çuar këtë luftë në fund", tha ndër tjera zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo shtoi se Trump beson se një veprim i tillë "është një shpërblim për Hamasin". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































