LAJMI I FUNDIT:

‘Shtëpi e tmerrit’ në Rumani – abuzime çnjerëzore me njerëzit në nevojë

‘Shtëpi e tmerrit’ në Rumani – abuzime çnjerëzore me njerëzit në nevojë

Njerëzit në nevojë u kequshqyen, janë lidhur për shtretër ndërsa kishin edhe shenja të abuzimit fizik.

Pas marrjes së mesazheve nga një i ri i shqetësuar për kushtet në të cilat jetonte miku i tij në një shtëpi të kujdesit social në Rumani, Georgiana Pascu organizoi një vizitë të improvizuar për të inspektuar objektin.


“Në fillim, ne ishim mjaft të sigurt se nuk kishte asgjë atje”, tha Pascu, menaxhere e programit në Qendrën për Burimet Ligjore, një grup i të drejtave të njeriut.

Ajo tha se një ditë më parë, autoritetet shtetërore kishin kryer një inspektim në shtëpinë e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe nuk ishte evidentuar asnjë problem, raporton euronews.

Por, ajo dhe kolegët e saj u ballafaquan me një realitet të pabesueshëm në shtëpinë e kujdesit në fshatin Bardesti – “e egër … çnjerëzore”.

“Ishte një grua shumë e re që dukej e kequshqyer, nuk lëvizte, nuk fliste fare – ajo ishte e shtrirë në katin e bodrumit”, tha ajo. “Ishte një grua tjetër e re, ajo qante dhe kërkonte ujë”.

Organizata gjeti gjashtë banorë në fund të korrikut që jetonin në bodrumin e rrëmujshëm dhe të zymtë të Shtëpisë së Vogël të Min, të rrethuar me materiale ndërtimi, përveç 23 njerëzve që jetonin në katet e sipërme.

Katër banorë me aftësi të kufizuara ishin shtrirë në dyshekë “të ndotur me feçe, urinë dhe gjak, me miza mbi to”, thanë ata, të cilët “nuk mund të mbroheshin dhe nuk mund të kërkonin ndihmë”.

Ekipi nga Qendra për Burimet Ligjore thirri shërbimet e urgjencës ndërsa erdhën policia dhe ambulancat, tha Pascu.

Disa orë më vonë, një banore e drejtoi Paskun drejt asaj që ajo e përshkruan si një “dhomë e vogël e veçuar … me vetëm një shtrat brenda” ku dy banorë jetonin pa “dritë artificiale apo natyrore”.

Gjetjet e organizatës shkaktuan hetime të thella dhe pasuan zbulime të ngjashme në institucione të tjera private.

Deri më tani, dy anëtarë të kabinetit qeveritar janë detyruar të japin dorëheqje për atë që media rumune e ka quajtur skandalin e “shtëpive të tmerrit”.

Zbulimi është i fundit në një varg zbulimesh shqetësuese në median vendase, duke vënë në pah ndikimin që mund të ketë korrupsioni tek shtresat vulnerabël në Rumani, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2007. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori